
Egnatia dyfishon shifrat në “Arena Kombëtare” në minutën e 49 të takimit. Aksion perfekt i rrogozhinasve në të djathtën, harkimi në qendër gjeti Lushkjen i cili me kokë shënoi golin e dytë.
Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Egnatias me rezultatin minimal 0-1. Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 6 të takimit. Sulm i shpejtë i ekipit të Edlir Tetovës në të djathtë, Bakajoko shmangu Stojanoviç dhe pasoi te Lushkja, i cili e pati të thjeshtë të gjente rrugën e rrjetës.
2 minuta më vonë, Balaj tentoi të gjente golin me një goditje dënimi, por topi u ndal në traversën e portës së Dajsinanit.
Në minutën e 9, gabim i rëndë i Stojanoviç në prapavijë me një kthim topi mbrapa vuri në vështirësi Jukajn, i cili rrezikoi autogolin.
Ndërkohë një rast i diskutueshëm ndodhi në minutën e 34 me shkodranët që pretenduan për një 11-metërsh. Esat Mala u rrëzua në zonë, pas një kontakti me Xhemajlin, por kryesori Marçiniak bëri shenjë që nuk pati asgjë.
Stoli i Vllaznisë protestoi, ndërsa VAR-i nuk pa asgjë të dyshimtë duke mos e njoftuar polakun të rishikonte pamjet.
Lini një Përgjigje