TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2025, 19:48

Vendoset titulli dhe luhet për 1 mln euro, Brdariç dhe Tetova hedhin në fushë lojtarët më të mirë

Shkruar nga Pamfleti

Vendoset titulli dhe luhet për 1 mln euro, Brdariç dhe Tetova hedhin

Vllaznia dhe Egnatia përballen sot në “Arena Kombëtare” për të diskutuar mes tyre titullin kampion në Superiore në këtë edicion.

Një ndeshje e cila dhuron një trofe dhe prestigjin që të jep ai, por njëkohësisht edhe rreth 1 milion euro që sigurohen nga bonuset e UEFA-s për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, si dhe shifra e garantuar nga FSHF për kampionen.

Në këtë sfidë, trajneri Brdariç ka vendosur të kthejë Dodajn në formacionin titullar të skuadrës së tij. Ndërkohë, tek Egnatia është Bakajoko që shfaqet përsëri titullar dhe jo Guindo, i kthyer në stolin e  rezervave.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Repaj, Stojanoviç, Jago, Krymi, Qato, Dodaj, Mala, Gruda, Balaj.

Trajner: Tomas Brdariç

Egnatia: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Ujka, Fernando, Lushkja, Bakajoko.

Trajner: Edlir Tetova

vllaznia egnatia formacionet abissnet superiore

Lini një Përgjigje