
Zhbllokohet ndeshja në “Arena Kombëtare”, Egnatia kalon në avantazh përballë Vllaznisë.
Rrogozhinasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 6 të takimit. Sulm i shpejtë i ekipit të Edlir Tetovës në të djathtë, Bakajoko shmangu Stojanoviç dhe pasoi te Lushkja, i cili e pati të thjeshtë të gjente rrugën e rrjetës.
2 minuta më vonë, Balaj tentoi të gjente golin me një goditje dënimi, por topi u ndal në traversën e portës së Dajsinanit.
Në minutën e 9, gabim i rëndë i Stojanoviç në prapavijë me një kthim topi mbrapa vuri në vështirësi Jukajn, i cili rrezikoi autogolin.
Shkodranët kërkojnë të fitojnë titullin pas 24 vitesh, ndërsa rrogozhinasit do të kërkojnë të mbrojnë titullin dhe ta fitojnë atë për herë të dytë në historinë e tyre.
Lini një Përgjigje