TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2025, 21:57

Nuk ka histori për Vllazninë, Egnatia mposht pastër shkodranët dhe fiton titullin e dytë radhazi kampion në Superiore (Video)

Shkruar nga Pamfleti


Nuk ka histori për Vllazninë, Egnatia mposht pastër

Nuk ka histori për Vllazninë. Egnatia mposht shkodranët në “Arena Kombëtare” me rezultatin e pastër 0-4 dhe fiton titullin e dytë radhazi kampion.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Egnatias me rezultatin minimal 0-1. Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 6 të takimit. Sulm i shpejtë i ekipit të Edlir Tetovës në të djathtë, Bakajoko shmangu Stojanoviç dhe pasoi te Lushkja, i cili e pati të thjeshtë të gjente rrugën e rrjetës.


Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova dyfishoi shifrat në minutën e 49. Aksion perfekt i rrogozhinasve në të djathtën, harkimi në qendër gjeti Lushkjen i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë.


Ndërkohë një rast i diskutueshëm ndodhi në minutën e 34 me shkodranët që pretenduan për një 11-metërsh. Esat Mala u rrëzua në zonë, pas një kontakti me Xhemajlin, por kryesori Marçiniak bëri shenjë që nuk pati asgjë.

Stoli i Vllaznisë protestoi, ndërsa VAR-i nuk pa asgjë të dyshimtë duke mos e njoftuar polakun të rishikonte pamjet.

Egnatia gjeti golin e tretë në minutën e 82. Aksion perfekt në të djathtën, pasimi në qendër gjeti Leo Melon, i cili pasi u ndal dy herë nga Jukaj, shtyu topin në rrjetë.

Kur mendohej se ndeshaj do të mbyllej me kaq, Egnatia realizoi edhe golin e 4. Kundërsulm tjetër perfekt i rrogozhinasve me Ujkën i cili finalizoin dhe i vuri vulën ndeshjes. 

Egnatia fiton kështu titullin e dytë në historinë e klubit, por edhe titullin e dytë radhazi kampion në “Abissnet Superiore”.

Skuadra e trajnerit Edlir Tetova arriti të finalizonte me sukses këtë sezon, ndërkohë që kampionatin e rregullt e mbylli në vendin e parë.

Bardheblutë e Tiranës kanë rekordin absolut sa u përket titujve të fituar me 26 trofe. Ndërkohë që në vendin e dytë, ndodhet Dinamo me 18 tituj më pas vjen Partizani me 17. 

Dominimin e klubeve kryeqytetase ndër dekada është munduar ta thyejnë Vllaznia, që ka fituar 9 tituj kampion, dhe Skënderbeu me 8 tituj. Nga dy herë janë shpallur kampion Teuta dhe Elbasani dhe nga një herë Kukësi dhe Flamurtari.   

 

egnatia vllaznia abissnet superiore

Lini një Përgjigje