TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2025, 16:02

“Dje e kuptova se mbaroi”, Ançeloti flet si trajneri i ardhshëm i Brazilit dhe zëvendësuesin e tij te Reali

Shkruar nga Pamfleti

“Dje e kuptova se mbaroi”, Ançeloti flet si trajneri i

Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i ri i Brazilit. Për këtë tekniku italian ka folur i emocionuar, ndërsa në prag është një ndeshje e madhe.

Ndjenja ime është se në moshën 66-vjeçare do të jem trajner i Brazilit. Është një sfidë e madhe, por unë jam ende trajner i Realit dhe dua ta përfundoj mirë pjesën e fundit të kësaj aventure fantastike. Më duhet të mendoj për ditët që kam lënë këtu, për respekt për këtë ekip dhe tifozët e tij. Jam i fokusuar në pjesën e fundit të kësaj aventure spektakolare. Kur e kuptova se kishte mbaruar? Duhet të shikojmë faktet. Unë jam trajner i Realit deri në datën 25 maj. Këtë e kuptova dje.

Klubi do të publikojë deklaratën kur të dojë. Nuk ka asnjë problem. Nuk e di kur do ta bëjnë, do ta bëjnë kur ta shohin të arsyeshme. Nuk ka asgjë për të shtuar.

Alonso? Unë e dua shumë. Nuk kam asnjë këshillë për t’i dhënë, sepse ai i ka të gjitha mjetet për t’u bërë një trajner i madh në të ardhmen.

Jam shumë i lumtur, por nuk dua të shpjegoj këtu, sepse kam fanelën e Madridit deri në datën 25 maj dhe kam shumë respekt për klubin. Unë dua ta respektoj atë deri në ditën e fundit. Doja të fitoja kampionatin, Champions, por kështu shkoi. Unë jam ende shumë i lumtur”, u shpreh Ançeloti.

 

karlo ançeloti trajneri italian brazili

Lini një Përgjigje