TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2025, 16:47

Humbja ndaj Egnatias “ha kokën e parë” te Vllaznia, largim i rëndësishëm nga skuadra shkodrane

Shkruar nga Pamfleti

Humbja ndaj Egnatias “ha kokën e parë” te Vllaznia, largim

Dështimi i Vllaznisë në përpjekjet e saj për të fituar titullin kampion pas plot 24 vitesh mungesë, pritet të shoqërohet me një “reformë” te klubi shkodran. Dhe në fakt lëvizja e parë është zyrtarizuar vetëm pak minuta më parë nga ana e klubit kuqeblu.

Bëhet fjalë për drejtorin sportiv Tefik Osmani, i cili nuk do të jetë më në këtë detyrë te Vllaznia. Kontrata e tij me mbylljen e sezonit ka përfunduar dhe drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend ta vazhdojnë më tej atë.

Një gjë e tillë është bërë publike përmes një postimi të shpërndarë në faqen e klubit ku shkruhet:

Njoftimi i Vllaznisë në Facebook:

KF Vllaznia bën të ditur se me mbylljen e sezonit, ka përfunduar edhe kontrata me drejtorin sportiv z.Tefik Osmani. Në këto rrethana, e falenderojmë për punën e bërë këto 18 muaj që ka qenë pjesë e klubit tone dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”.

 

 

tefik osmani drejtori sportiv vllaznia

Lini një Përgjigje