TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2025, 18:20

Egnatia bën “ligjin” në Superiore, një ekip nga elita dhe një nga Kategoria e Parë urojnë rrogozhinasit për suksesin e dytë radhazi

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia bën “ligjin” në Superiore, një ekip nga elita

Egnatia fitoi dje titullin e dytë kampion radhazi. Rrogozhinasit po bëjnë “ligjin” në Superiore duke qenë më të suksesshmit e dy viteve të fundit.

Një ditë pas festës në kampin e Egnatias, vetëm një klub nga elita e ka uruar. Bëhet fjalë për Elbasanin.

Verdheblutë ishin në garë për të marrë pjesë në Final Four, deri në javën e fundit. Më pas ishte Partizani, që i mposhti për t’u rimarrë vendin.

Egnatia bën “ligjin” në Superiore, një ekip nga elita

Po ashtu urimi për Egnatian ka ardhur edhe nga skuadra e Kategorisë së Parë, Kukësi. Ekipi verilindor ka prekur edhe zonën Champions, ku rrogozhinasit do të përpiqen të përfaqësojnë sa më denjësisht futbollin shqiptar në kompeticionin më elitar për klube në kontinentin e vjetër.

Futboll Klub Kukësi uron përzemërsisht KF Egnatian për titullin kampion, për herë të dytë radhazi. Njëkohësisht i ruojmë Egnatias sukese në Ligën e Kampionëve dhe paraqitje sa më dinjitoze”, shkruan Kukësi.

Egnatia bën “ligjin” në Superiore, një ekip nga elita

 

egnatia kukësi elbasani

Lini një Përgjigje