
Ardon Jashari ka zhvilluar një sezon pozitiv me Klub Bryzhin. Mesfushori me origjinë shqiptare në 33 ndeshje të kampionatit belg, ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.
Për Jasharin, së fundmi ka shfaqur interesim Uest Hemi. Klubi londinez do bëjë të pamundurën për transferimin e tij, por ky mision duket mjaft i vështirë, pasi futbollisti pëlqehet nga Juventusi, PSG-ja dhe Milani.
Sesi do shkojnë gjërat, do na duhet të presim e të shohim. Kujtojmë që Jashari ka kontratë me Bryzhin deri në vitin 2029.
Lini një Përgjigje