TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Maj 2025, 10:18

Kupa e Italisë, Bolonja e Milan ‘përplasin brirët’ në Olimpico  

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Italisë, Bolonja e Milan ‘përplasin brirët’

Finalja e Kupës së Italisë do të jetë në qendër të vëmendjes mbrëmjen e sotme. Takimi do të luhet në orën 21:00 në stadiumin Olimpico të Romës, ku Bolonja dhe Milani do të përballen për trofeun.

Bolonja ka fituar dy nga dy finalet që ka marrë pjesë. Ata fituan Kupën në vitet 1970 dhe 1974.

Milani ka marrë pjesë në 14 finale, duke fituar trofeun 5 herë (1967, 1972, 1973, 1977 dhe 2003) dhe është mposhtur në 9 finale.

Lini një Përgjigje