
A do ta zgjasë kontratën apo do të largohet?
Rreth Dajot Upamekanos vijojnë thashethemet për të ardhmen e tij me klubin bavarez, ndërsa për 26-vjeçarin interesohet edhe PSG.
Kontrata e mbrojtësit qendror francez me Bajernin skadon në vitin 2026.
Bisedimet për një zgjatje të kontratës kanë ngecur.
Arsyeja: pritshmëritë janë shumë të ndryshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për pagën. Drejtori sportiv i Bajernit, Kristof Frojnd i tha Bild se “Upa e di që ne absolutisht duam t’ia zgjasim kontratën. Kemi pasur diskutime shumë të mira me të. Do të donim t’ia zgjasim kontratën së shpejti. Jemi shumë, shumë të lumtur me zhvillimin e tij. Dhe ai është gjithashtu shumë i lumtur me Bajernin”.
Lojtari po rikthehet pas operacionit në gju dhe po stërvitet përsëri individualisht. Objektivi është të jetë në formë të shkëlqyer për Kupën e Botës për Klube në SHBA!
Lini një Përgjigje