TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2025, 21:18

Pas Osmanit, Vllaznia “i jep duart” edhe Brdariç; tekniku gjerman largohet nga skuadra shkodrane

Shkruar nga Pamfleti

Pas Osmanit, Vllaznia “i jep duart” edhe Brdariç; tekniku

Vllaznia ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Tomas Brdariç. Trajneri gjerman mbyll kështu bashkëpunimin që zgjati 1 vit me kuqeblutë, pas rikthimit në pankinë.

Vllaznia u mposht nga Egnatia në finalen e “Final Four”. Shkodranët pësuan disfatë me rezultatin 0-4 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Kujtojmë se Vllaznia kishte njoftuar më parë largimin e drejtorit sportiv, Tefik Osmani. Ky i fundit ishte pjesë e klubit nga nëntori i vitit 2023.

Njoftimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Thomas Brdariç. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në krye të skuadrës tonë gjatë kësaj periudhe dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”.

tomas brdariç vllaznia

Lini një Përgjigje