TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Tetor 2023, 16:13

Krisje në marrëdhëniet mes Brojës dhe Silvinjos? Trajneri i Çelsit merr vendimin për sulmuesin kuqezi në ndeshjen ndaj Arsenalit

Shkruar nga Pamfleti

Krisje në marrëdhëniet mes Brojës dhe Silvinjos? Trajneri i

Armando Broja. Ky ishte emri më i lakuar në Kombëtaren kuqezi për ndeshjen e fundit kundër Çekisë, fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 3-0 për grupin E të kualifikueseve të “EURO 2024”. Sulmuesi i Çelsit është i dëmtuar dhe paçka ftesës së trajnerit të Shqipërisë, lojtari pësoi një lëndim në stërvitje dhe u detyrua të linte grumbullimin, duke u kthyer në Londër.

Tashmë trajneri Poçetino e ka lënë jashtë 22-vjeçarin edhe për ndeshjen e së shtunës kundër Arsenalit, duke i vendosur “kapakun” thashethemeve për një krisje të raporteve mes Brojës dhe stafit teknik në Kombëtare. Por çfarë thoshte Silvinjo disa ditë më parë?

Nuk ka ndodhur asgjë. Ai vjen nga një dëmtim rreth 10-mujor, një kohë shumë e gjatë. Ka luajtur pak kohët e fundit me Çelsin dhe në ndeshjen e fundit atje ka luajtur vetëm pjesën e parë. Kishte një problem dhe erdhi këtu. Pasi provuam, në bashkëpunim me mjekët e Çelsit, vendosëm që ai nuk është në gjendje për të luajtur, ndaj u kthye atje për t’u ndjekur nga stafi i klubit anglez. Duhet shumë kujdes pas një dëmtimi si ky, ndaj është më mirë që ta ndjekin mjekët e Çelsit. Kjo është 100% e saktë mbi atë që ka ndodhur”, tha Silvinjo para Bullgarisë, ndeshje miqësore e fituar 2-0 nga “shqiponjat” kuqezi.

Në komunikatën për shtyp, Çelsi bën me dije se Broja është lënë jashtë për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë. Veç tij, për Blutë e Londrës nesër do mungojnë edhe Shalobah, Çiluell, Fofana, Lavia dhe Nkunku.

armando broja sulmuesi kuqezi mauricio poçetino

Lini një Përgjigje