
Pas lojtarit të Maincit, Anvar el Gazi, futbollisti i radhës i përjashtuar është mbrojtësi i Bajernit, Mazraui. Shkak janë bërë deklaratat në rrjetet sociale pro Palestinës, në konfliktin me Izraelin.
Tifozët e bavarezëve janë shprehur hapur se nuk dëshirojnë që lojtari maroken të qendrojë më në Mynih, por që verdikti përfundimtar do t’i takojë bordit.
Pas kthimit në Gjermani, ndërsa përfundoi periudhën e grumbullimit me kombëtaren marokene, 25-vjeçari duket se nuk është pritur aspak mirë.
Mediat gjermane bëjnë me dije se Mazraui nuk është lejuar që të bashkohet me skuadrën bavareze në stërvitje këtë të enjte. Në ditët në vijim pritet të merret një tjetër vendim më i detajuar për të ardhmen e futbollistit maroken.
Lini një Përgjigje