TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2023, 19:49

Përfundon pjesa e parë/ Derbi i kryeqytetit mbyllet në paqe, Abdullahu shmnag golin e Carës me një pritje “alla Nojer” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Derbi i kryeqytetit mbyllet në paqe,

Përfundon pjesa e parë e derbit të kryeqytetit. Supersfida Partizani-Tirana është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 4, të kuqtë patën rastin e artë për të kaluar në avantazh me dyshen Rrapaj-Cara. Pasimi i mesfushorit ishte shumë i fortë dhe nuk i dha mundësinë sulmuesit të shfaqej i vetëm para portës. Najdovski largoi topin në fund.


Në minutën e 14, Bintsuka tentoi golin me “akrobaci”, por nuk ia arriti qëllimit.


9 minuta më vonë, Latifi vodhi topin para zonës së Partizaniz dhe goditi drejt portës, por nuk gjeti katërkëndorin.


Në minutën e 27, Cara iu shkëput mbrojtjes bardheblu dhe doli i vetëm përpara portierit, por Abdullahu ndaloi gjuajtjen e tij me një pritje “alla Nojer”, duke shpëtuar një gol të sigurt.

partizani tirana derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje