
Kryeqyteti mbërthehet nga “ethet” e derbit, luhet sfida e përjetshme Partizani-Tirana. Pas Kombëtares, kjo është sfida e vetme e futbollit shqiptar që mund të jetë e “denjë” për “Air Albania”, është nga të paktat sfida që prodhon emocione të forta dhe josh tifozë, kjo ishte arsyeja kryesore pse kjo sfidë u s’postua kaq gjatë, vetëm që tifozët të kishin mundësi ta shijonin në kryeqytet, në këtë impiant modern. Derbi nuk zhgënjen as këtë herë, në stadium priten të jenë mbi 10 mijë tifozë për të shijuar këtë sfidë jubilare pasi është përballja e 200 mes dy klubeve emblematike të futbollit shqiptar.
Të “Demat” ka mungesa, teksa Da Silva, Mba, Hadroj dhe Sembene nuk ia kanë dalë të jenë të gatshëm për mbrëmjen e sotme, teksa Eros Grezda pritet ta nisë nga minuta e parë nda Tiranës. Ndërkohë nga krahu tjetër bardheblutë në këtë sfidë do të luajë me 11-tëshen më të mirë.
Kjo përballje e parë sezonale vjen disi ndryshe, pasi të dy klubet ndryshuar trajner përpara pauzës që solli Kombëtarja.
Me Shehin të pezulluar, Tirana vendosi të ulë Ahmatajn në stol, ndërsa Partizani shiti Zoran Zekiç, duke i besuar për momentin stolin drejtorit sportiv, Arbër Abilaliaj dhe stafit tjetër teknik. Të dy ekipet vijnë në këtë derbi pas fitoreve në sfidat e fundit, Tirana mposhti Vllazninë në klasike me një gol në minutën e 97-të, ndërsa Partizani mposhti Kukësin me rezultatin e thellë 4-3.
“Demat” renditen në vendin e 5 me 11 pikë dhe 1 ndeshje më pak se bardheblutë, ndërsa nënkampionët në fuqi renditen në vendin e 3 me 13 pikë.
Skuadrat do të kërkojnë fitoren sot për nder si edhe për pikë.
Lini një Përgjigje