
Ndeshja Belgjikë-Suedi, e ndërprerë pas 45 minutave të para, nuk do të riluhet, por do të regjistrohet me rezultatin 1-1, që përkon me përfundimin e pjesës së parë.
Ndeshja u ndërpre për arsye sigurie pasi dy tifozë, të veshur me fanelat e Suedisë, u qëlluan për vdekje në Bruksel. Një burrë i tretë suedez u plagos rëndë gjatë aktit terrorist.
Viktor Gjokeres shënoi për suedezët në minutën e 15, ndërsa për belgët barazoi Romelu Lukaku me penallti në minutën e 31.
UEFA ka njoftuar se ndeshja nuk do të rifillojë më dhe rezultati i pjesës së parë, 1-1, do të nënshkruhet zyrtarisht si rezultat final.
Në një deklaratë zyrtare, UEFA pohon se Federatat e Futbollit të Belgjikës dhe Suedisë shprehën dëshirën e tyre për të mos luajtur kohën e mbetur të ndeshjes dhe për të marrë parasysh rezultatin në intervalin e pjesës së parë, 1-1.
UEFA gjithashtu deklaroi se një tjetër pikë e konsideruar ishte se rezultati i ndeshjes nuk do të ndikonte për asnjërën palë, pasi Belgjika tashmë është kualifikuar dhe Suedia është eliminuar matematikisht.
Latest updates from #UEFAExCo on competitions:
— UEFA (@UEFA) October 19, 2023
Belgium-Sweden #EURO2024 qualifier abandoned with 1-1 score confirmed as final.
No UEFA competition match to be played in Israel until further notice.
Maccabi Haifa withdraw from #UYL.
Full details: ⬇️
Lini një Përgjigje