TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Tetor 2023, 21:02

Mbështeti Palestinën, ekipi i Bundesligës përjashton futbollistin, ‘projektorët’ kthehen edhe te Bajerni i Mynihut

Shkruar nga Pamfleti

Mbështeti Palestinën, ekipi i Bundesligës përjashton

Klubi i Maincit ka njoftuar në faqen zyrtare se ka marrë vendimin të përjashtojë nga grupi lojtarin Anvar el Gazi, e ku arsyeja përkon me mbështetjen pro palestineze, e cila ka lidhje me luftën ndërmjet grupit terrorist të ashtuquajtur “Hamas” nga radhët e Palestinës dhe Izraelit.

Të gjithë “projektorët” e vëmendjes janë kthyer te Bajerni, konkretisht te futbollisti Nusair Mazraui, që ka kryer të njëjtën linjë komunikimi në rrjetin sociale “Instagram”.

Tifozët bavarezë janë shprehur hapur se nuk dëshirojnë që lojtari maroken të qendrojë më në Mynih, por që verdikti përfundimtar do t’i takojë bordit, i cili ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi çështjen në fjalë.

anvar el gazi futbollisti i maincit

Lini një Përgjigje