
Arbnor Mujës i ka mbetur peng goli i anuluar me Çekinë, por shpreson që ta gjejë rrugën e rrjetës në njërën nga dy ndeshjet e fundit kualifikuese. Ai do që të shënojë ndaj Moldavisë ose Ishujve Faroe, për të lumturuar veten dhe tifozët.
Në prononcimin e dhënë për faqen e Federatës, Muja foli edhe për suksesin në miqësoren me Bullgarinë.
Trajneri e përgatiti ndeshjen që ta merrnim me shumë seriozitet Bullgarinë, sikur të ishte ndeshje kualifikuese. Rrotacioni që përdori trajneri ka qenë i duhur për disa lojtarë, që nuk luajtën ndaj Çekisë. Duke marrë minuta bëhet e mundur që ta njohim më mirë lojën e njëri-tjetrit. Mendoj se rezultati ishte fantastik dhe fituam ashtu siç e përgatitëm ndeshjen.
Kur je 2-0 dhe në minutën e 80, sigurisht që kërkon të shënosh përsëri, pasi kundërshtarit i bie morali. Gjithsesi jemi të kënaqur edhe me 2-0, pasi Kombëtarja vazhdon të ngrihet. Shpresoj që të vazhdojmë kështu dhe të jemi shëndosh e mirë.
Tifozët?
Së pari dua t’i falënderoj tifozët, pasi ndonëse ishte ndeshje miqësore ata ishin të shumtë në stadium dhe na përkrahën. Edhe pse kushte e motit nuk ishin të mira, përsëri përkrahja e tifozëve ishte masive.
Premtimi
Më vjen keq që m’u anulua goli me Çekinë, do Zoti që në ndeshjen e ardhshme me Moldavinë ose Ishujt Faroe ta shënoj golin e parë për Kombëtaren. Dua të shënoj që të lumturoj veten dhe tifozët”, deklaroi Muja.
Lini një Përgjigje