
Ylli i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani ka dhënë një intervistë për median e huaj “Cronache Di Spogliato”. Ai ka folur për tifozërinë kuqezi, për golat, Silvinjon si dhe ofertat nga kampionatet e huaja.
“Jam i bindur se nëse në Tiranë do të kishim “Camp Nou”, shqiptarët do ta mbushnin plot. Jemi të çmendur pas futbollit. Në Shqipëri po na japin një dashuri ekstreme, në rrugë po na quajnë heronj. Kam mesazhet në celular të mbushura, nga mesazhet në Instagram me raste të humbura dhe ato të familjarëve të mi.
Mendoja se Shqipëria nuk do të më thërriste kurrë më, por ja ku jam në moshën 28-vjeçare, në Shqipërinë më të fortë se kurrë. Silvinjo më ka ndryshuar jetën, më parë asnjë trajner i Kombëtares nuk kishte menduar për mua. Kam lindur në Shkup, kam marrë ftesë nga Kombëtarja maqedonase, por e kam refuzuar pasi jam ndjerë gjithmonë një shqiptar.
Më kujtohet ende telefonata e parë me trajnerin, më ka telefonuar përpara një ndeshjeje, isha aq i lumtur saqë shënova 3 gola. Më kërkojnë në Gjermani, Itali, Arabi dhe Spanjë, në janar do të shkoj në një nga këto kampionate.
Si çdo shqiptar jam i fiksuar pas Serisë A, çdo shqiptar përveç ekipit për të cilin bën tifo në Shipëri ndjek edhe një skuadër të Serisë A. Goli ndaj Polonisë ishte i mrekullueshëm, duhet ta kem parë me mijëra herë. Në një moment m’u afrua Shezni dhe më tha: Bravo, nuk e prisja që do të gjuaje nga aty”, deklaroi Asani.
Lini një Përgjigje