
Italia bie në “Wembley, Anglia merr hakmarrjen që priste ndaj ekipit “Axurr”, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një ndeshje grupi në kualifikueset e “EURO 2024”.
Kombëtarja e Spaletit, edhe pse kaloi e para në avantazh, pesoi 3 gola nga kombëtarja e “3 luanëve”, që blindon kështu vendin e parë në grup dhe siguron kualifikimin ne finalet e kampionatit Europian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Ishte skuadra e Spaletit ajo që kaloi e para në avantazh, duke thyer kështu një mbrojtje që ishte “shkëmb” në këtë stadium prej te pakten 2-vitesh sa i përket ndeshjeve kualifikuese ose zyrtare në shtëpi.
Krosim nga e djathta nga Di Lorenco, pas një aksioni të nisur nga e majta nga El Sharaui dhe me këmbën e djathtë, Xhanluka Skamaka nuk i la asnjë shans portierit Pikford. Fillim i shkëlqyer nga “Axurrët”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 16.
Por, megjithatë, Anglia barazoi. Goditje perfekte e penalltise nga Herri Kejn për një faull të Di Lorencos ndaj Belingham. Kapiteni i Anglisë ishte perfekt pasi tronditi Donarumën, duke u kthyer në gol nga njëmbëdhjetë metra me gjuajtjen e tij me këmbën e djathtë. 1-1 në minutën e 32. Ky ishte goli i 60 me kombëtaren nga Herri Kejn (askush si ai).
Anglia pati shansin të shënonte me Rashford golin e dytë, por në anën tjetër Pikford bëri një superpritje ndaj Udogi, gjithashtu në fund të pjesës së parë.
Por, në pjesën e dytë, Xhud Belingam fantastik bëri ligjin në fushë, teksa fillimisht Anglia gjeti golin e avantazhit me Rashford brenda zonës së rreptësisë pas një super dalje nga ylli i Realit të Madridit, ndersa më pas ishte serish Herri Kejn, ai që vulosi triumfin 3-1. Goli i 61 me Anglinë.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e grupit pa Ukrainën fituese ndaj Maltës, edhe pse këta të fundit janë me një ndeshje më shumë. Ajo fitoi 3-1 në fushën e Maltës, duke marrë momentalisht vendin e dytë në grup. Një supergol nga Mudrik.

Në Grupin C, Serbia ia del 3-1 ndaj Malit të zi. Barazim spektakolar mes Hungarisë dhe Lituanisë, me shifrat 2-2. Në këtë grup tashmë situata është mjaft interesante, 3 skuadra në garë për dy bileta që të dërgojnë në “EURO 2024”. Sa i takon renditjes, hungarezët kryesojnë me 13 pikë, po aq pikë kanë grumbulluar edhe serbët e vendit të dytë. 8 pikë ka Mali i Zi i vendit të 3, sakaq Lituania ka 6 pikë.


Lini një Përgjigje