TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2023, 20:23

“Një ëndërr shumë e bukur, krenarë për tifozët, jemi një”, Silvinjo: Kemi bërë punë të mirë, ekipi po jep shpirtin në fushë

Shkruar nga Pamfleti
“Një ëndërr shumë e bukur, krenarë për

Tjetër fitore e Kombëtares shqiptare, kësaj radhe në miqësoren e zhvilluar me Bullgarinë. Kuqezinjtë fituan me rezultatin e pastër 2-0 me golat e Qazim Laçit dhe Ernest Muçit. Pas ndeshjes, për mikrofonin e “TV Klan” foli trajneri Silvinjo.

Është një skuadër që jep gjithçka në fushë. Nuk ka rëndësi miqësore apo zyrtare, ne japim gjithçka në fushë. Nuk veçoj asnjë, të gjithë janë shumë të mirë.

5 fitore radhazi? Kjo do të thotë shumë për ne, por është meritë e të gjithë lojtarëve që kanë dhënë maksimumin. Kemi bërë diçka fantastike deri tani.

Lojtarët e stolit? Kjo është shenjë që kemi lojtarë shumë të fortë si Daku që futet dhe shënon, Muçi po ashtu, Laçi. Të gjithë janë të të njëjtit nivel, nuk kanë shumë ndryshime.

Kemi shumë lojtarë që sulmojnë shpejt, unë e kuptoj që duhet të mbajmë më shumë topin, por kemi lojtarë të fortë në tranzicion si Muçi që merr topin dhe shkon shpejt para. Faleminderit të gjithëve, nuk ka mbaruar akoma e gjitha. Jam shumë i kënaqur për tifozët që na kanë ndjekur, ne jemi 1. Ata na kanë ndihmuar shumë dhe jemi të lumtur edhe për ata tifozë.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptar miqësorja me bullgarinë

Lini një Përgjigje