TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2023, 19:18

“Jam i tronditur dhe i pikëlluar”, presidenti i FIFA-s reagon ndaj aktit terrorist në Bruksel: Vdekja e tifozëve suedezë ishte e rëndë

Shkruar nga Pamfleti

“Jam i tronditur dhe i pikëlluar”, presidenti i FIFA-s reagon

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për sulmin terrorist në Bruksel, ku humbën jetën dy tifozë suedezë (dhe një tjetër është në gjendje të rëndë).

Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja tragjike e dy suedezëve në Bruksel, afër stadiumit, ku Belgjika priti Suedinë. Në emër të FIFA-s dhe komunitetit të futbollit, u shpreh ngushëllimet e mia familjeve dhe miqve të viktimave. Mendimet tona janë me njerëzit e Belgjikës dhe Suedisë dhe ekipet e tyre kombëtare dhe federatat e futbollit”,- thuhet në të.

Dy persona me kombësi suedeze kanë vdekur dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë. Gjithçka ndodhi afër vendit ku po luanin Belgjika dhe Suedia, ndërkohë që ndeshja u ndërpre pas pjesës së parë

Kujtojmë se ndeshja në stadiumin “Rei Balduíno” u ndërpre pas pjesës së parë, në kohën kur dy skuadrat ishin në barazim 1-1, pas golave ​​të Giokeres në minutën e 15 dhe Lukaku në minutën e 31 nga pika e bardhë e penalltisë.

Kujtojmë, se sipas ministres së brendshme belge, Anelis Verlinden, krimineli i dyshuar për vdekjen e dy shtetasve është qëlluar për vdekje këtë të martë nga policia.

xhani infantino presidenti i fifa-s vdekja e tifozëve suedezë

Lini një Përgjigje