TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2023, 19:14

Fitoi pafajësinë për inceneratorin e Fierit, Arben Dervishaj shfaqet në ‘Air Albania’ krah Ramës dhe Dukës

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi pafajësinë për inceneratorin e Fierit, Arben Dervishaj

Ish zv-presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj është shfaqur sot pasdite në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur miqësoren mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Pak muaj më parë Dervishaj akuzohej nga SPAK për inceneratorin e Fierit për korrupsion dhe falsifikim, por gjykata i rrëzoi këto akuza si të pabaza duke e lënë atë të lirë.

Pas luftës për të fituar pafajësinë, duket se Dervishaj i është rikthyer pasionit të vjetër, teksa është parë pranë, presidentit të FSHF-së, Armando Duka dhe kryeministrit, Edi Rama të cilët po ndjekin përballjen Shqipëri-Bullgari në ‘Air Albania’.

Kujtojmë se nga viti 2001 e në vazhdim, Dervishaj ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës “Ndërtuesve të Shqipërisë”.

Para arrestimit, Dervishaj ishte zëvëndëspresident i Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit nga viti 2006.

dervishaj spak

Lini një Përgjigje