TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2023, 16:58

Silvinjo bën 6 ndryshime nga ndeshja me Çekinë, kush janë “11 ushtarët” që do të zbresin në ‘Air Albania’ për miqësoren me Bullgarinë

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo bën 6 ndryshime nga ndeshja me Çekinë, kush janë

Shqipëria përballet me Bullgarinë në orën 18.00, në ndeshjen që do mbahet në “Air Albania”. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, për këtë takim miqësor.

Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve Silvinjo ka bërë disa ndryshime. Shumë futbollistë do kenë mundësinë për të treguar veten, në një test si ky ndaj një ekipi si Bullgaria.

Vlen të theksojmë se për trajnerin brazilian kjo është miqësorja e parë në pankinën e Shqipërisë, pasi deri më tani ka drejtuar skuadrën vetëm në ndeshje zyrtare.

Nëse atmosfera tek ekipi jonë kombëtar është e mirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bullgarët. Këta të fundit, në kualifikueset e “EURO 2024” kanë grumbulluar vetëm 2 pikë në 6 ndeshje.

Sa i takon prezencës në “Air Albania”, interesimi ka qenë i kënaqshëm, duke marrë parasysh faktin që bëhet fjalë thjesht për një miqësore.

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi

Silvinjo bën 6 ndryshime nga ndeshja me Çekinë, kush janë

formacioni miqësorja me bullgarinë shqipëria

Lini një Përgjigje