TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2023, 16:14

Arrestohet djali i ish-trajnerit të PSG-së, akuzohet për këtë gjë të paligjshme në futboll

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet djali i ish-trajnerit të PSG-së, akuzohet për

Xhon Valoviç-Galtier, djali i adoptuar i Kristof Galtier, ish-trajnerit të PSG deri verën e këtij viti, është arrestuar mëngjesin e së martës dhe ndodhet në paraburgim. Kjo edhi si rezultat i një operacioni të madh të policisë së Nicës.

Akuza është ajo e “ushtrimit të paligjshëm të profesionit të agjentit sportiv”. Operacioni, raporton “RMC Sport”, përfshiu disa konsulentë dhe drejtorë sporti nga bota e futbollit.

Personat e tjerë të përfshirë janë David Venditeli, Aleksandër Bonefond, Tristan Sauzon dhe David Uantier, të gjithë të arrestuar. Ky është një hetim i rëndësishëm i kryer nga hetuesit e Shërbimit Qendror të Garave dhe Lojërave të Nicës, të cilët kishin punuar mbi këtë dosje për disa muaj.

xhon valoviç galtier djali i sh-trajnerit të psg

Lini një Përgjigje