
Pas aktit terrorist që u regjistrua mbrëmjen e sotme në Bruksel, ku një person i armatosur ka lënë të vdekur dy suedezë, është ndërprerë ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë, e vlefshme për kualifikueset e ‘Euro 2024’.
Pasi morën vesh lajmin tragjik, lojtarët suedezë kërkuan të mos dilnin në fushë për pjesën e dytë dhe pas një dialogu të gjatë me përfaqësuesit e UEFA-s, federatave përkatëse dhe autoritetet vendase, ndeshja u ndërpre me rezultatin 1-1.
???? Despite the postponement of the match between Belgium and Sweden, the stadium announcer asks the fans to stay in the stadium as a safety precaution.pic.twitter.com/2Qnt7Qa1Bl
— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) October 16, 2023
Me marrjen e vendimit, tifozëve iu kërkua të qëndronte brenda stadiumit, për të mos acaruar një situatë tashmë delikate. Situata mbetet ende e paqartë ndërsa e gjithë Belgjika është vendosur në alarm.
Sipas mediave vendase, gjendja e alarmit për ‘sulmet terroriste’ ka arritur në nivelin 4, më i larti i gatishmërisë në vend.
Lini një Përgjigje