
Detaje të reja kanë dalë nga sulmi i dyshuar terrorist në Bruksel, ku dy shtetas suedez mbetën të vdekur dhe disa të tjerë u plagosën. Një video e publikuar nga një dëshmitar okular aty pranë, tregon se si agresori i veshur me një xhup portokalli ndalon motorin me të cilin po udhëtonte dhe nxjerr një armë -e dyshuar, tip Kallashnikov- e më pas qëllon drejt një stacioni autobusi.
Ndërkohë një tjetër video tregon të njejtin person, duke ndjekur njëkalimtar aty pranë, nga rruga deri brenda një qendre tregtare dhe më pas e qëllon me breshëri.
Bruxelles ???????????????????????????????????? images choquantes ⚠️⚠️⚠️ #Bruxelles pic.twitter.com/JicccODJ52
— ❤️???? ???????????????????????????? ❤️???? (@Milanista_Sab) October 16, 2023
Pak minuat pas ngjarjes makabër, një person i identiteti i të cilit mbetet i fshehur nga autoritete, ka marrë përsipër për sulmin, por ende nuk është e qartë nëse ishte ai autori.
Personi në fjalë, me anë të një video-selfie që hodhi në rrjetin social ‘Facebook’, pretendoi se i përket ISIS-it dhe shtoi se gjestin e ka bërë për tu "hakmarrë për myslimanët".
Ende nuk është e qartë arsyeja e sulmit, por dyshohet se rritja e tensioneve mes komuniteteve hebreje dhe atyre myslimane, për shkak të luftë në Gaza mund të jetë shkaku.
Lini një Përgjigje