![]()
Izraeli ka njoftuar se ka vrarë shefin e inteligjencës së Hamasit në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës. Njoftimi është bërë në rrjetin social “X”, por pa dhënë shumë detaje.
Ndërkohë sipas “Corriere della Sera”, numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i konfliktit është rritur. Të paktën 2.808 persona kanë vdekur, ndërsa 10,859 të tjerë janë plagosur.
Mediat po ashtu raportojnë se Izraeli goditi një strehë në vendkalimin Rafah, në kufirin me Egjiptin. Sulmi ndodhi pasi turma, e ndaluar para portës me shpresën për të kaluar në Egjipt, ishte shpërndarë. Nëse lajmi konfirmohet, do të ishte sulmi i pestë izraelit në vendkalimin Rafah që nga fillimi i konfliktit.
Lini një Përgjigje