
Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi të hënën, se Hamasi është gati të lirojë pengjet nëse Izraeli ndalon bombardimet përgjatë Rripit të Gazës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani në një konferencë për shtyp në Teheran, tha se zyrtarët e Hamasit janë gati të lirojnë pengjet, por kjo do të ishte e pamundur nën sulmet ajrore izraelite në rajon.
“Organizata Hamas tha se është e gatshme të ndërmarrë hapat e nevojshëm për lirimin e qytetarëve dhe civilëve të mbajtur peng nga militantët, por hapa të tillë kërkojnë përgatitje që janë të pamundura nën bombardimet e përditshme nga sionistët kundër zonave të ndryshme të Gazës”, deklaroi Kanaani.
Ushtria izraelite tha sot se 199 persona u rrëmbyen më 7 tetor dhe po mbahen peng nga grupi islamik palestinez Hamas, sipas një raporti të përditësuar.
Lini një Përgjigje