TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Tetor 2023, 14:35

Irani: Hamasi mund të lirojë pengjet nëse Izraeli ndalon sulmet ajrore

Shkruar nga Pamfleti

Irani: Hamasi mund të lirojë pengjet nëse Izraeli ndalon sulmet

Hamasi është gati të lirojë rreth 200 pengje nëse Izraeli ndalon sulmet ajrore në Gaza, ka pohuar ministria e jashtme e Iranit. Irani shihet si sponsori kryesor i Hamasit në luftën kundër Izraelit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani tha se zyrtarët e Hamasit janë të gatshëm të marrin masat e nevojshme për të liruar qytetarët dhe civilët e arrestuar nga grupet e rezistencës, por vuri në dukje se këto masa specifike kërkojnë përgatitje, të cilat janë të pamundura duke qenë se bombardimet kundër Gazës po vazhdojnë.

Hamasi tha se do të shkëmbejë 199 të burgosurit që mban me mijëra palestinezë që janë në burgjet izraelite.

Izraeli nga ana tjetër e ka bërë të qartë se nuk do të heqë rrethimin e Gazës derisa të lirohen pengjet.

izrael hamas iran

Lini një Përgjigje