
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për luftën mes Izraelit dhe Palestinës.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se duhet të bëhen përpjekje diplomatike për të parandaluar zgjerimin e konfliktit dhe për të minimizuar kostot humanitare të luftës.
“Sekretari përsëriti nevojën që Hamasi të ndalojë të gjitha sulmet e dhunshme dhe të lirojë menjëherë pengjet,” tha Miller.
Një zyrtar i lartë turk tha për CNN se Turqia po përpiqet të lirojë pengjet e marra nga Hamasi.
Lini një Përgjigje