TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Tetor 2023, 21:14

Sulm me armë në Bruksel, dy suedezë të vdekur; dyshohet për akt terrorist (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulm me armë në Bruksel, dy suedezë të vdekur; dyshohet

Një tjetër sulm me armë ka ndodhur në Evropën e trazuar nga konflikti në Gaza, mes Hamasit dhe Izraelit. Sipas mediave belge, të paktën dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave në qendër të Brukselit.

Mediat vendase raportojnë se një person qëlloi disa herë me armë pranë një stacioni, dhe dy viktimat mësohet të jenë qytetarë suedez dhe raportohet se agresori ka bërtitur ‘Allahu Akbar’ para sulmit. 

Në pamjet e siguruara nga një banor i zonës, dallohet një burrë me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një helmetë të bardhë, me një kallashnikov në dorë, duke hipur në një skuter dhe duke u larguar.


Dy suedezët dyshohet se kishin udhëtuar për të parë ndeshjen e kombëtares së tyre e cila luan sot ndaj Belgjikës. Kjo pasi sulmi ndodhi rreth 5 kilometra larg stadiumit.

Zëdhënësja e policisë në Bruksel, Ilse Vande Keere tha se oficerët mbërritën shpejt në vendngjarje dhe mbyllën lagjen. Ajo nuk pranoi të jepte detaje mbi rrethanat e të shtënave.

Ndërkohë shkalla e kërcënimit terrorist është ngritur në nivelin më të lartë në Belgjikë. Ndërkohë që një burrë, identiteti dhe përgjegjësia e të cilit për sulmin ende nuk janë verifikuar, mori përsipër atë që ndodhi në Bruksel, ma anë të një postimi në profilin e tij në Facebook. Ai postoi një video në të cilën filmon veten duke pretenduar se i përket ISIS-it dhe duke thënë se ka bërë gjestin për tu "hakmarrë për muslimanët".

belgjik sulm armë

Lini një Përgjigje