
Polonia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Moldavisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e "EURO 2024”. Kombëtarja e Majkëll Probierz vuajti shumë mungesën e Levandovskit, teksa sulmi çaloi shumë sonte në “PGE Narodowy” (Warsaw). Djemtë e Sergei Klesçenko luajtën lojën e tyre tipike, me kundërsulme, duke ngacmuar jo pak portën e mbrojtur nga Vojshe Shezni.
Një krosim fantastik i Ratës, me ndihmën e një rrëmuje, u shfrytëzua në maksimum nga sulmuesi moldav Ion Nikolaesku, i cili zhbllokoi takimin në minutën e 26.
Në fundin e fraksionit, ishte Arkadius Milik që shkaktoi drithërima në zonë, por vetëm kaq, pasi Dorian Railean kuptoi gjithçka. Polonia mund të shkonte në dhomat e zhveshjes me barazimin në xhep, por nuk ndodhi kështu, pasi Pavel Uszolek nuk u tregua i saktë me kokë, duke dërguar topin pas shtyllës së majtë.
Në fillimin e pjesës së dytë Sviderski vendosi ekuilibrat, me rezultatin që mbeti i pandryshueshëm deri në fund. Kështu, në grupin e Shqipërisë kryesojnë kuqezinjtë me 13 pikë, në vendin e dytë qendron Çekia me 11 pikë, ndërsa Polonia është e 3 me 10 pikë. Sa i takon Moldavisë, renditen në vendin e katërt me 9 pikë.
Spanja fiton minimalisht me Norvegjinë dhe siguron kualifikimin për në “EURO 2024”. Turqia dhe Rumania mposhtin me 4 gola Letoninë dhe Andorrën. Turqit, vetëm një ‘tragjedi’ u prish kualifikimin për në Gjermani, teksa matematikisht i duhet 1 pikë, ose një humbje minimale me Uellsin në ndeshjen e radhës.
Lini një Përgjigje