TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2023, 21:49

“Pa ju nuk do të kisha shënuar asnjë gol”, Jasir Asani, mesazh përqafues për shqiptarët para Bullgarisë

Shkruar nga Pamfleti

“Pa ju nuk do të kisha shënuar asnjë gol”, Jasir

Jasir Asani po kalon një moment “të artë” me Kombëtaren, ku në ndeshjet e kualifikueseve për Europianin  “Gjermani 2024” ka shënuar tre eurogola. Në suksesin e fundit ndaj Çekisë perla e ish-sulmuesit të Partizanit i hapi rrugën fitores 3-0 të kuqezinjve. 

Përmes një postimi në  profilin e tij në rrjetet sociale, Asani ka lëshuar një mesazh përqafues për të gjithë  shqiptarët.  Ky mesazh i sulmuesit nga Shkupi vjen para ndeshjes miqësore me Bullgarinë, që do të luhet të martën, ora 18:00, në stadiumin “Air Albania”. Ashtu si në dy ndeshjet e fundit, ndaj Polonisë dhe Çekisë, kërkohet që mbështetja e tifozëve për Kombëtaren të jetë e konsiderueshme edhe ndaj skuadrës bullgare, ndonëse nuk ka rëndësinë e dy sfida të lartpërmendura. 

Dua t’i përqafoj të gjithë shqiptarët. Pa dashurinë e tuaj nuk do të kisha shënuar asnjë gol. Jemi një. O sa mirë me qenë shqiptar”. Ky ishte mesazhi i Asanit për shqiptarët, postim të cilin ai e kishte shoqëruar me një foto festive të tij me qeleshe në kokë, shkëputur nga monitori ku po e shikonin tifozët në Sheshin “Skënderbej”. 

“Pa ju nuk do të kisha shënuar asnjë gol”, Jasir

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare miqësorja me bullgarinë

Lini një Përgjigje