TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2023, 19:08

“Rroftë shpirti i shqiptarit!”, Ballist Morina viziton familjen e Afrim Bunjakut, iu dhuron fanelën e Jasir Asanit

Shkruar nga Pamfleti

“Rroftë shpirti i shqiptarit!”, Ballist Morina viziton familjen

Ballist Morina është padyshim një nga ikonat e atij kualifikimi që Kombëtarja jonë arriti në “EURO 2016”. Ngritja e dronit në mes të Beogradit rezultoi një moment i veçantë, duke na sjellë jo vetëm emocione, por edhe një 3 pikësh të rëndësishëm. 

Por përsëri pas shumë viteve, Ballist Morina është rikthyer të mbështesë Kombëtaren. Ai u pa në stadium në ndeshjen që Shqipëria luajti përballë Çekisë në “Air Albania”. 

Gjithsesi duket se detyrat dhe obligimin kombëtar, Ismail Morina nuk e ka lënë me aq. Ai ka postuar një foto me familjarët e Afrim Bunjakutm heroit të Kombit, i cili u vra nga terroristët serbë në Mitrovicë. Por kësaj vizite i është shtuar edhe Jasir Asani dhe pse jo fizikisht shihet teksa ai ka dërguar fanelën e tij si dhuratë. 

Postimi i Ballist Morinës në Instagram: 

Vizitë familjes së heroit t’kombit,Afrim Bunjaku. 
Faleminderit Jasir Asani për kët orvajtje t’përbashkët, je kampion n’fushë t’blertë dhe jashtë saj. 
Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellen e saj për gjithë kombin. 
Rroftë shpirti i shqiptarit! 
 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ballist Morina (@ballist.morina)

ballist morina afrim bunjaku polici i vrarë në mitrovicë

Lini një Përgjigje