TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2023, 17:03

CR7 mbetet “mbreti”, kush janë 3 futbollistët që fituan më shumë në vitin 2023

Shkruar nga Pamfleti

CR7 mbetet “mbreti”, kush janë 3 futbollistët që

Zgjedhja e bërë nga tre prej futbollistëve më të mirë të dhjetë viteve të fundit, Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Nejmar ka qenë e imponuar edhe nga paratë, madje janë ato që kanë vendosur, shuma të cilat nuk mund të fitoheshin më në Evropë. 

I pari dhe i fundit janë transferuar në Arabinë Saudite, ndërsa argjentinasi ka shkuar në Amerikë, dhe janë lojtarët që kanë fituar më shumë në 2023-shin. Lista është bërë nga Forbes. 
Në vendin më të ulët të podiumit ndodhet Nejmar, i cili u largua nga PSG për t’u transferuar tek Al Hilal.

Braziliani është “më pak i paguari”, duke fituar 112 milionë dollarë në harkun e një sezoni, edhe falë sponsorizimeve. 

Në vendin e dytë është ish-ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, që ndryshe nga dy të tjerët ka vendosur të transferohet tek Inter Miami. Megjithatë, të ardhurat nuk kanë ndryshuar. Edhe kampioni argjentinas fiton shuma marramendëse në harkun e një viti, duke arritur deri në 135 milionë dollarë. 

Ai që e fiton këtë renditje speciale të futbollistëve më të pasur është Kristiano Ronaldo. Të ardhurat e portugezit i kalojnë 260 milionë dollarët në vit tek Al Nasri. 

kristiano ronaldo lionel mesi nejmar

Lini një Përgjigje