TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2023, 21:25

“Forca Shqipëri, duam sa më shumë tifozë”, dy lojtarët e kombëtares mesazh për miqësoren me Bullgarinë: Kërkojmë mbështetjen tuaj

Shkruar nga Pamfleti

“Forca Shqipëri, duam sa më shumë tifozë”, dy

Pas fitores së madhe me Çekinë, vëmendja e Shqipërisë tashmë është me 17 tetor në “Air Albania”, në një test miqësor ndaj një rivali si Bullgaria. Në bazë të asaj që pritet, trajneri i kuqezinjve, Silvinjo do bëjë disa ndryshime, duke mos impenjuar disa titullarë, për t’u lënë hapësirë atyre që nuk kanë patur mundësinë të tregojnë veten.

Kapiteni Berat Gjimshit dhe Nedim Bajrami, në një video të bërë publike nga FSHF, kanë një mesazh për lojtarin e 12.

“Duam sa më shumë tifozë të martën në stadium. Forca Shqipëri”, thotë Bajrami, sakaq Gjimshiti i drejtohet lojtarit të 12: “Kërkojmë mbështetjen tuaj”.

berat gjimshiti nedim bajrami miqësorja me bullgarinë

Lini një Përgjigje