TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2023, 19:53

Nga dhuna në Maqedoni sepse ishte shqiptar, te kalimi në Korenë e Jugut, historia e Asanit nuk është aq e bukur sa forma që po kalon

Shkruar nga Pamfleti

Nga dhuna në Maqedoni sepse ishte shqiptar, te kalimi në Korenë e

Jasir Asani është padyshim njeriu i momentit, jo vetëm te Kombëtarja shqiptare, por ndoshta në të gjithë trojet tona, teksa ka bërë të madh e të vogël të ëndërrojnë me këmbën e tij të majtë dhe golat fantastikë që shënon. Nëse është me Moldavinë, Poloninë apo Çekinë, nuk ka rëndësi, futbollisti nga Shkupi, ka ditur si ta bëjë të tijin krahun e djathtë të sulmit dhe të arrijë të vlerësohet nga UEFA edhe për "Golin më të bukur të javës", megjithatë historia e Asanit nuk është aq e bukur, sa ç'mund të jetë ky moment tani për të.

Lindur dhe rritur në Shkup nga një familje shqiptare, Asani që i ri është bërë pjesë e ekipit të Vardarit, që ndoshta ka akademinë më të mirë në Maqedoninë e Veriut, por nuk është skuadra më e "përzemërt" me shqiptarët dhe këtë e tregon edhe historia e vetë Jasirit. Nisur nga një video që është rishfaqur së fundmi në TikTok, Asani edhe është dhunuar për shkak të kombësisë së tij, nga tifozët e quajtur "komitët", teksa në pamje shfaqet me shenjat e dhunës në fytyrë, ndërsa edhe babai i tij e denoncon ngjarjen.

Megjithatë, çdo gjë ktheu për mirë për futbollistin me huazimin te Shkupi, "skuadra e shqiptarëve" të kryeqytetit maqedonas, teksa nga aty pati edhe një eksperincë tjetër në vendin fqinj, për të ardhur më pas te Partizani në Shqipëri, ku shkëlqeu dhe ra në syrin e skautëve të huaj.

Një eksperiencë e mirë në Hungari, që tërhoqi edhe vëmendjen e Kombëtares dhe të sapo emëruarit Silvinjo, bëri që Asani të thirrej nga përfaqësuesja dhe të shpërblehej për punën e madhe, ndërsa po ashtu vendosi të provonte edhe një "Aventurë" në Korenë e Jugut, me ekipin Guangzhu FC, që luan edhe tani, ndërsa edhe atje si me Shqipërinë, shënon gola spektakolarë.

Që nga sakrificat në Shkup, ku me siguri është rritur në një ambient që përtej familjes, nuk ka qenë edhe aq i dashur me të, te kalimi i "çuditshëm" në Kore, Jasiri është një nga ata futbollistët, teknika e të cilit nuk mund të kalohet pa u vënë re, sidomos nga një trajner si Silvinjo që me lojtarë të tillë ka pasur të bëjë shumë në karrierën e tij. 28-vjeç, në kulmin e karrierës, tani pritet edhe lëvizja e madhe për sportistin, me siguri në Europë, sepse ashtu siç Asani ka ndihmuar Kombëtaren, edhe kjo e fundit i ka dhënë një dorë të dalë në faqet e para të sportit.

@godblessamerica_0 dikur i dhunuar nga Maqedonasit, sot golashënues i famshëm i kombëtares shqiptare ????????????⚽#viralvideo #tiktokvideo #foryou #albania #rvm #football ♬ πρωτότυπος ήχος - "Love your home,your country"

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje