
Ukraina ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Maqedoninë e Veriut në “Epet ARENA” (Pragë), në një sfidë shumë të rëndësishme për grupin C të kualifikueseve të “EURO 2024”. Me këtë sukses, ukrainasit e shohin veten në vendin e dytë me 10 pikë, 3 më shumë se Italia e vendit të 3, me kombëtaren “Axurre” që luan në mbrëmje takimin e saj kundër Maltës. Në krahun tjetër, maqedonasit janë në vendin e katërt me 7 pikë.
Sa i takon sfidës, ekipi i Rebrov shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Ishte Sudakov që realizoi golin në minutën e 30, i ndihmuar edhe nga një devijim i pafat i kundërshtarit. Për 19-vjeçarin ishte gol me shije speciale, i pari për të në ndeshje zyrtare ndërkombëtare me përfaqësuesen.
Gjithashtu në orën 15:00 u luajt dhe sfida midis Irlandës së Veriut dhe San Marinos, e cila u fitua nga britanikët me rezultatin 3-0.
Në pjesën e dytë, djemtë e Milevskit rritën presionin dhe kërkuan me ngulm golin e barazimit.
Futbollisti me origjinë shqiptare që aktivizohet te Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi ishte rrezik konstant për kundërshtarët, sidomos me goditjet e tij me të djathtën dhe me depërtimet në zonë. Në fund, një dalje e pa studiuar mirë e portierit Dimistreivski solli edhe golin e dytë nga Karavaev.
Gjithashtu në orën 15:00 u luajt dhe sfida midis Irlandës së Veriut dhe San Marinos, e cila u fitua nga britanikët me rezultatin 3-0.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0, ku Smith dhe Magenis ndëshkuan San Marinon.
Në pjesën e dytë ishte MekMenamin i cili shënoi të tretin. Me këtë fitore, Irlanda e Veriut renditet në vendin e parafundit me 6 pikë, ndërsa San Marino në vendin e fundit me 0 pikë.
Lini një Përgjigje