TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2023, 15:54

Ballist Morina thumbon serbët në 9-vjetorin e hedhjes së dronit në Beograd: Gëzuar ditën autoktone (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ballist Morina thumbon serbët në 9-vjetorin e hedhjes së dronit

Kush shqiptar nuk e mban mend datën 14 tetor 2014. Sot 9-vite më parë Shqipëria zhvilloi një nga ndeshjet më dramatike në historinë e saj, e cila as nuk përfundoi. Bëhet fjalë për duelin me Serbinë në Beograd.

Në minutat e fundit të pjesës së parë tifozët serbë filluan të hidhnin flakadanë në fushë dhe arbitri u detyrua të ndërpriste sfidën. Një sjellje e paprecedentë nga ana e serbëve.

Në atë moment futbollistët serbë ndërhynë duke e kapur flamurin, por futbollistët e Kombëtares Andi Lila dhe Taulant Xhaka morën flamurin për ta mbrojtur nga serbët.  Më pas hynë edhe tifozët në fushë dhe së bashku me futbollistët dhunuan lojtarët e Kombëtares dhe stafin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ballist Morina (@ballist.morina)

Protagonist në atë sfidë padyshim ishte edhe Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina që ngriti dronin me flamurin e hartës së Shqipërisë etnike me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.

Flamur i cili tërboi serbët, të cilët mësynë në fushën e lojës për të sulmuar lojtarët shqiptarë, por mësimin e morën më vonë, teksa gjykata e CAS i dënoi me fitoren 0-3 në tavolinë të Kombëtares kuqezi.

‘Ballist’ Morina ishte autori i kësaj ngjarje historike duke bërë që emri i tij të mbetet i paharruar në historinë shqiptare. Ballisti u rikthye mbrëmjen e 12 Tetorit në tribunat e stadiumit në ndeshjen e Shqiprisë përballë Çekisë, ku yjet kuqezi shpartalluan 3-0 rivalët çekë, duke kapur me të dy duart kualifikimin në “EURO 2024”.

Në një datë historike si kjo e sotmja, nuk mund të mungonte një postim nga vetë ai ku uron të gjithë shqiptarët, “Gëzuar ditën autoktone”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ballist Morina (@ballist.morina)

ballist morina droni në beograd dhuna ndaj futbollistëve të kombëtares

Lini një Përgjigje