
Franca, Portugalia dhe Belgjika janë 3 kombëtaret e para që sigurojnë matematikisht kualifikimin në Europianin e 2024, duke iu bashkuar kështu Gjermanisë, e cila është e kualifikuar automatikisht si vend organizator.
“Gjelat” mposhtën “tulipanët me rezultatin 1-2. Sulmuesi shënoi dy herë përballë holandezëve, me të dytin një supergol, për t’i dhënë qetësinë ekipit të Deshamp, teksa vendasit shkurtuan diferencën vetëm në fund me Hartman. Ylli i Francës dhe kapiteni i saj tashmë po tregon gjithmonë e më shumë lidershipin e tij dhe sonte ka vendosur një rekord personal duke kaluar legjendën Mishel Platini që ishte ndalur në 41 gola.
Portugalia triumfoi në “Estadio do Dragao” me rezultatin 3-2 përballë Sllovakisë. Dy gola ka shënuar edhe Kristiano Ronaldo, e cila gjithashtu siguroi biletën për turneun e vitit të ardhshëm për luzitanët.
CR7 është lojtari i parë në historinë e futbollit që shënon 125 gola ndërkombëtarë. Sulmuesi i Al-Nasri edhe pse ka shkuar në Arabinë Saudite vazhdon të jetë ndikues në futbollin europian dhe te kombëtarja e Portugalisë.
Në fillim realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas, sulmuesi kapiten i Portugalisë shtyu në rrjetë një asist të bukur të Bruno Fernandesh në shtyllën e dytë.
Belgjika triumfoi në transfertë ndaj Austrisë me rezultatin 2-3. Protagonist ishte Romelu Lukaku, i cili la shenjën e tij me golin e tretë.
Lini një Përgjigje