TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2023, 22:02

Skandali i basteve me Tonalin dhe Zaniolon, reagon Spaleti

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i basteve me Tonalin dhe Zaniolon, reagon Spaleti

Futbolli italian është zgjuar me një skandal bastesh, teksa yjet e Kombëtares, Sandro Tonali dhe Nikolo Zaniolo, janë bërë pjesë e një hetimi për bastvënie ç’ka është e jashtligjshme në futboll. Ata janë pezulluar përkohësisht nga Federata Italiane dhe janë larguar nga grumbullimi. Trajneri Spaletti, foli për këtë situatë në konferencën për shtyp.

Vendimi i Federatës për Tonalin dhe Zaniolo është i saktë bazuar në atë që ndodhi. Nuk mund të sillni dy djem të tronditur për të luajtur një ndeshje kaq të rëndësishme. Tani shkojmë të luajmë dhe mbetemi një skuadër shumë e fortë.

Humbim dy kampionë dhe shpresoj t’i shoh përsëri sa më shpejt të jetë e mundur. Por kushdo që do të luajë në vendin e tyre është po aq i fortë. Unë kam potencial të pafund në skuadër. Nuk po kërkoj justifikime. Ose fitoj ose jam në një nivel më të ulët se sa meriton Italia”, u shpreh Spaleti.

luçiano spaleti trajneri i italisë

Lini një Përgjigje