TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2023, 19:04

“Kjo është një mrekulli”, Sheznji falënderon Asanin pas golit të realizuar ndaj Çekisë

Shkruar nga Pamfleti
“Kjo është një mrekulli”, Sheznji falënderon

Një muaj më parë, Vojçieç Sheznji doli nga fusha e lojës në “Air Albania” kokulur, pas humbjes së rëndë të Polonisë së tij përballë kuqezinjve të drejtuar nga Silvinjo. Një humbje që u duk se i mbylli derën e “EURO 2024” përfaqësueses polake.

Por fitorja e mbrëmshme e kuqezinjve edhe ndaj Çekisë në të njëjtin stadium, si dhe suksesi 2-0 i Polonisë ndaj Ishujve Faroe, u ka dhënë mundësinë polakëve të kthehen në garë, duke mbajtur tanimë vendin e dytë në grup dhe duke qenë me fatin në dorën e tyre. Ata kanë ndeshje direkte me Moldavinë e Çekinë për të siguruar pjesëmarrjen në turneun e ardhshëm. Sipas vetë portierit të njohur polak, kjo është praktikisht një mrekulli.

Ky është padyshim një fillim i ri. Është mirë që fituam, por nuk ishte një provë e veçantë për ne. Falë Zotit, dikush po na vëzhgon nga lart dhe situata është kthyer në duart tona. Duhet të fitojmë dy ndeshje dhe të shkojmë në Europian. Pas asaj që bëmë gjatë kualifikueseve deri tani, kjo është një mrekulli. Shpresoj se do të mund të dalim të padëmtuar nga kjo situatë që dukej e pashpresë”, tha Sheznji para mediave.

vojçieç shezni portieri i polonisë

Lini një Përgjigje