TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2023, 18:39

Pritej ta niste nga minuta e parë por fati nuk është me të, sulmuesi lë grumbullimin me kombëtaren shqiptare pas dëmtimit

Shkruar nga Pamfleti

Pritej ta niste nga minuta e parë por fati nuk është me të,

Mirlind Daku humbet ndeshjen miqësore me Bullgarinë.

Ndeshja e mbrëmjes së djeshme ndaj Çekisë edhe pse pak minuta në dispozicion, ka sjellë një tërheqje muskulare për sulmuesin kuqezi.

Sipas stafit mjekësor te kombëtares, Daku do të duhet të qendrojë 2 javë pushim për t’u riaftësuar. Ai do të niset mbrëmjen e sotme drejt klubit të tij, duke lënë grumbullimin e kombëtares.

Ai po kalon një moment të mirë me kombëtaren, ku në dy ndeshjet e fundit ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist, edhe pse nuk ka qenë titullar. Në miqësoren ndaj Bullgarisë, ai pritej ta niste nga minuta e parë, por fati nuk ka qenë me të.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje