TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2023, 15:58

Proganistë të kualikimit të Shqipërisë në Europian, Jasir Asani shkëmben fanelën me Ballist Morinën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Proganistë të kualikimit të Shqipërisë në

Afrimi i Jasir Asanit te Kombëtarja po rezulton një goditje e madhe nga trajneri Silvinjo. Me supergolat e shënuar, sulmuesi nga Shkupi po i jep një shtytje të fuqishme Shqipërisë drejt sigurimit të biletës për finalet e Europianit “Gjermani 20024”.

Ish-lojtari i Partizanit e tregoi klasin e tij edhe ndaj Çekisë, ku shënoi një gol të bukur që në minutën e nëntë, duke i hapur rrugën një fitoreje me peshë. Në fund të ndeshjes, Asani në vend që të ndërronte fanelën me ndonjë lojtar kundërshtar, ritualin e kryen me një personazh të veçantë. Pamjet kanë treguar që Asani është afruar te një nga tribunat e stadiumit, ku qendronte tifozi special, Ballist (Ismail) Morina.  E veçanta është se të dy personazhet i ndërruan bluzat me njëri-tjetrin.

Në pamje të parë duket si një shkëmbim fanelash midis protagonistësh të kualifikuesve të Shqipërisë në Europian. Ballist Morina ishte personazhi më i përfolur kur kuqezinjtë arritën kualifikimin e parë në “EURO 2016”, ndërsa tani, ndonëse nuk është arritur zyrtarisht, Asani është një nga katalizatorët e suksesit drejt sigurimit të biletës për finalet e “EURO 2024” në Gjermani.

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare ballist morina

Lini një Përgjigje