TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2023, 17:54

“E meritonit një dhuratë të tillë”, Asani mesazh tifozëve: Për Shqipërinë Jeto, Lufto, Fito, bashkë do ikim në Gjermani!

Shkruar nga Pamfleti

“E meritonit një dhuratë të tillë”, Asani mesazh

Jasir Asani padyshim është kthyer në idhullin e të gjithë shqiptarisë. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka shënuar një tjetër gol fantastik nga distanca në duelin e mbrëmshëm ndaj Çekisë.

Pas fitores së madhe, ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Asani shkruan se tifozët e meritojnë këtë dhuratë dhe se bashku do të ikin në Gjermani.

Postimi i plotë i Jasir Asanit:

Guess who is back… Berlin, na prit!

Fitore e madhe! Fitore e merituar! Ju e meritonit një dhuratë të tillë. Na mbështetët në çdo transfertë e në çdo ndeshje!

Bashkë, do të ikim në Gjermani! Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe motivimin që na keni dhënë. Për Shqipërinë Jeto, Lufto, Fito Federata Shqiptare e Futbollit

 

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje