TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2023, 19:26

Shqipëria U-21 kthehet duarbosh nga Finlanda, kuqezinjtë e vegjël pësojnë humbjen e parë në eliminatoret e “EURO 2025”

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria U-21 kthehet duarbosh nga Finlanda, kuqezinjtë e vegjël

Kombëtarja Shpresa është kthyer duarbosh nga Finlanda, pas ndeshjes së tretë të kualifikueseve të “EURO 2025” të kësaj grupmoshe. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, u mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 nga vendasit, teksa janë befasuar në startin e secilës pjesë loje.

Fillimi i ndeshjes ishte i tmerrshëm, pasi vendasit shënuan dy herë në minutat 4 dhe 6. Duke gjetur të përgjumur mbrojtjen kuqezi e bënë më të vështirë situatën për vijimin e duelit. Pavarësisht përpjekjeve dhe mbajtjes së topit, kombëtarja shqiptare nuk prodhoi shumë raste të rrezikshme dhe shkoi në pushimin e 45 minutave të para në disavantazhin e 2 golave.

Pjesa e dytë filloi si e para, pasi vendasit shënuan përsëri shumë shpejt me Limata edhe të tretin, duke bërë thuajse formalitet vazhdimin e ndeshjes. Goli i Pajazitit pak minuta para fundit erdhi shumë vonë për të ndryshuar fatin e sfidës, teksa shifrat u përkeqësuan në fund nga goli i Jitollva, i cili vulosi fitoren 4-1 për nordikët.

shqipëria u-21 finlanda u-21 kualifikueset e "euro 2025"

Lini një Përgjigje