TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2023, 17:03

“Le të hedhim pas krahëve disfatën me Shqipërinë”, kapiteni i Çekisë: Marr përgjegjësitë, donim një fund tjetër ndaj kuqezinjve

Shkruar nga Pamfleti

“Le të hedhim pas krahëve disfatën me

Çekia komplikon rrugën drejt “EURO 2024”, pas asaj disfate të thellë 3-0 në Shqipëri ndaj kuqezinjve. Kapiteni i çekëve, Tomas Suçek në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të përfaqësueses shprehet se të gjithë janë të zhgënjyer dhe për shkak të rolit që ka, merr përsipër gjithçka. Fokusi tashmë për ta është në ndeshjen e radhës, atë ndaj Ishujve Faroe këtë të dielë.

Tomas, a e keni hedhur pas krahëve zhgënjimin nga ndeshja me Shqipërinë?

Kuptohet, të gjithë ishim të zhgënjyer. Nuk shkuam për këtë rezultat, të gjithë donim një fund tjetër. Por të gjithë jemi profesionistë dhe kemi një ndeshje tjetër përpara. I thamë vetes pas disfatës se do të bëjmë gjithçka për të fituar ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.

Merrni përsipër gjithçka përderisa jeni kapiten?

Po, e marr përsipër. Ne lojtarët nuk e menaxhuam ndeshjen direkt në fushë. Jam i sigurt që të gjithë bënë më të mirën, por nuk ia dolën. Edhe si kapiten, dua që secili prej nesh ta lërë jetën në fushë, kështu që më vjen keq nëse nuk është kështu!.

tomas suçek kapiteni i çekisë humbja me shqipërinë në kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje