TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2023, 18:11

Berisha qan si fëmijë në krahët e Silvinjos, gardiani kuqezi nuk i mban dot lotët për një tjetër europian që po troket (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Berisha qan si fëmijë në krahët e Silvinjos, gardiani kuqezi

Shqipëria mposhti Çekinë në “Air Albania”, me rezultatin 3-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”. Një fitore e madhe që ngriti peshë gjithë tifozët shqiptarë anë e mbanë botës.

Një ndër pikat më të forta të Kombëtares kuqezi, padyshim është gardiani Etrit Berisha. Ai ka bërë një performancë të jashtëzakonshme duke mbajtur të paprekur katërkëndorin.

Pas përfundimit të duelit ai shpërtheu në lot dhe menjëherë ka përqafuar trajnerin Silvinjo.

Videoja tashmë po bën xhiron në rrjet, ku portieri shihet teksa qan si fëmijë në krahët e Silvinjos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ShqipStadium (@shqipstadium)

etrit berisha portieri i kombëtares shqiptare kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje