TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2023, 19:04

Shkëlqeu me kombëtaren shqiptare kundër Çekisë, Taulant Seferi pritet si hero në Maqedoninë e Veriut (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Shkëlqeu me kombëtaren shqiptare kundër Çekisë,

Taulant Seferi ishte një ndër protagonistët në ndeshjen ndaj Çekisë ku arriti të realizonte dy gola. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi është pritur mbrëmë në sheshin e Kumanovës, nga familjarë, miq, shokë, fëmijë dhe tifozë.

Shkëlqeu me kombëtaren shqiptare kundër Çekisë,

Shkëlqeu me kombëtaren shqiptare kundër Çekisë,

“Open-Tv” shkruan se sapo ai ka zbritur nga makina, tifozët kanë nisur ta përqafojnë dhe të bëjnë fotografi të shumta me të në shenjë kujtimi.

Shkëlqeu me kombëtaren shqiptare kundër Çekisë,

Shkëlqeu me kombëtaren shqiptare kundër Çekisë,

Seferi i falënderoi të gjithë që kanë dalë për ta pritur në shesh, duke iu kërkuar falje për vonesën.

Shkëlqeu me kombëtaren shqiptare kundër Çekisë,

Shkëlqeu me kombëtaren shqiptare kundër Çekisë,

Jam shumë i lumtur, iu kërkoj ndjesë për vonesën gjatë rrugës nga Tirana për në Kumanovë. Jam i lumtur që e bëra Kumanovën krenare. Shumicën që kanë dalë sonte po i njoh, janë si familja ime. I falënderoj që kanë ardhur dhe jam i lumtur. Ishte ndjesi fantastike të shënoja, fitore e rëndësishme për Kombëtaren dhe hapi më i madh në këto kualifikuese. Në dy ndeshjet e radhës shpresoj ta vulosim kualifikimin. Golat ia dedikoj familjes sime, kumanovarëve, tifozëve në stadium dhe të gjithë atyre që e kanë ndjek lojën përmes televizonit nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Diaspora”, tha Taulant Seferi, i cili ka marrë një ditë pushimi nga trajneri Silvinjo për t’u kyhyer sërish në Tiranë për miqësoren kundër Bullgarisë më datë 17 tetor.

taulant seferi sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje